Loading...

Ilira Aliaj lindi në Shqipëri dhe u rrit në Athinë, ku familja e saj emigroi në vitin 1997. Studjoi gjuhë-letërsi gjermane në Athinë dhe Berlin dhe perfundoi Masterin në menaxhim kulturor. Për vite me rradhë punoi në fushën e arsimit dhe edukimit rinor në Greqi. Një bursë në Parlamentin Gjerman e solli sërish në Berlin në vitin 2015 ku punoi në zyrën e Zëvëndësministrit të Arsimit dhe Shkencës. Nga viti 2016 shërben si eksperte edukimi në Shkëmbimin e Rinisë midis Gjermanisë dhe Izraelit. Aty drejton projekte në fushën e diversitetit, edukimit kundër antisemitizmit dhe edukimit historiko-politik në të dy shtetet. Ilira është veçanërisht e interesuar për takimet njerëzore si një mjet kundër diskriminimit dhe ksenofobisë. Jetën e saj e ndan midis 4 shteteve por ndihet me fat që udhëtimi i saj nisi nga Shqipëria…