Loading...

Halit Avdijaj i lindur dhe i rritur në Istog të Kosovës. Gjatë kohës së luftës u zhvendos në Zvicërr ku ka jetuar dhe vepruar për një periudh të shkurtër kohore. Pas përfundimit të luftës Z. Avdijaj u rikthye në vendlindjen e tij, ku në vitin 2002 vendosi të themeloj biznesin e tij për grumbullimin dhe kultivimin e bimëve mjekuese dhe aromatike AgroProduct.

Tetëmbëdhjet vite më vonë ky biznes ka arritur që të jetë kompania me eksportin më të madh në Kosovë, si dhe është lidere në ballkan për prodhimin e produkteve organike te certifikuara me standardin Organik te Bashkimit Europian.

Në të njejtën kohë Z. Avdijaj është kryetarë i shoqatës “Organika” së nivelit nacional.