Fikret Zendeli është një ndërmarrës Shqiptaro-Zviceran nga Gostivari, Maqedonia Veriore.
Ai ka diplomuar si inxhinjer, ka ndjekur studimet post-diplomatike në biznes, e më pas vazhdoi studimet dhe diplomoi në psikologji tek IPSYT (një spin-off i Universitetit të Cyrihut). Ai është pronar i kompanisë inxhinierike “Breon” me lokacion në Zvicër. I edukuar në frymën altruistike nga familja e tij, Fikreti themeloi Social Friday, një iniciativë CSR, e cila tash është duke operuar në shumë vende të botës duke rritur vetëdijësimin për një shoqëri të qëndrueshme dhe një sistem ekonomik më të drejtë.