Eroll Bilibani është fotograf dhe producent filmi. Ai zhvillon programe edukative në të cilat kinemaja dhe rrëfimi janë mjete për të kuptuar më mirë pyetjet komplekse dhe promovimin e zhvillimit shoqëror.
Erolli është producent ekzekutiv i filmit të shkurtë të Daniel Mulloy “Home”, fitues të çmimit BAFTA, dhe filmit të shkurtë dokumentar “Në Mes” të Samir Karahodës.
Në vitin 2014 “New Europe 100”, iniciativa e Google, Res Publica, Visegrad Fund dhe the Financial Times, e listoi Erollin si njërin mes 100 njerëzve të cilët inspiruan ndryshimin në Evropën Qendrore dhe Lindore.