Ermelinda Kanushi është eksperte e Marrëdhënieve Ndërkombtare me fokus Bashkimit Europian. Momentalisht ajo punon si lektore në Kolegjin Universitar të Freiburgut dhe Universitet e Hildesheimit në Gjermani ku jep leksione në tema si “Çështjet Globale“, “Institucionet e Ndërkombëtare”, “Historia, Institucionet dhe Politika e Bashkimit Europian”, “Hyrje në Marrëdhënie Ndërkombëtare”, “Teoritë Moderne Politike” etj.
Studimet e saj akademike i ka kryer në Universitetin e Stambollit, Turqi dhe më pas ka vazhduar specializimin për “Studimet Europiane” në Universitetin e Goteborgut në Suedi. Gjatë karrierës së saj ka qenë antare dhe ka punuar në disa organizata jo-qeveritare në Suedi, Turqi dhe Gjermani. Ajo ka punuar si konsulente në disa projekte ndërkombëtare dhe ka marr pjesë në trajnime, konferenca dhe seminare të ndryshme në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Ermelinda ka marr pjesë aktive në ‘Rrjetin e Studenteve Shqiptar nëpër Botë’, si dhe më herët ka qenë Kryetarja e parë e zgjedhur e ‘Parliamentit Rinor Shqiptar’.
Ajo është një poliglote e cila flet rrjedhshëm ose mirë 6 gjuhë të huaja.