Loading...

Erila Haska është manaxhere programi pranë organizatës Partnerët Shqipëri dhe mbulon programin e Sipërmarrjes & Inovacionit Social. Ka më shumë se 6 vjet në sektorin jofitimprurës dhe gëzon një eksperiencë në ideimin dhe manaxhimin e shumë projekteve me fokus kërkimor apo zhvillimor në fushën e sipërmarrjes, filantropisë korporative, punësimit dhe fuqizimit të të rinjve. Gjatë eksperiencës së saj ka trajnuar të rinj, organizata dhe sipërmarrje si pjesë e disa programeve të edukimit joformal.

Prej më shumë se 5 vitesh, është lektore e jashtme në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës në lëndët Manaxhim Strategjik dhe Vendimmarrje Manaxheriale. Ka marrë pjesë në një sërë konferencash dhe eventesh ndërkombëtare si dhe është pjesë e disa rrjeteve rajonale dhe Evropiane. Ka shkruar një sërë artikujsh shkencorë apo studime lidhur me të rinjtë, sipërmarrjen, ngritjen e fondeve nga organizatat jofitimprurëse. Erila ka një bachelor dhe master në Administrim Biznes nga Universiteti i Tiranës.