Dritan Mezini është themeluesi dhe Drejtori Ekzekutiv i DM Consulting Services (www.dm-consulting.biz), themeluar në vitin 2005 dhe me zyra aktive në Shqipëri dhe Kosovë. Ai është gjithashtu themelues i portalit të njohur të punës www.duapune.com.
Dritani ka diplomuar në Universitetin e Tiranës, Shqipëri në nivelin Bachelor, drejtimin e Shkencës në Teknologjinë e Informacionit dhe Shkencat Kompjuterike. Ai mban dy diploma Master – në Administrim Biznesi me përqendrim në Sistemet e Informacionit të Menaxhimit (MBA-MIS) nga Universiteti Western Illinois në Macomb, IL, SHBA dhe në Menaxhimin e Projekteve (MPM) nga Keller Graduate School of Management, Devry University of Chicago, IL, SHBA.
Dritan është anëtar aktiv i shoqatave të shumta profesionale. Ai është Alumni i Fulbright dhe ILVP, dhe gjithashtu mban pozicionin e Kryetarit të Bordit/Drejtorit Ekzekutiv të Shoqatës Shqiptare të Teknologjisë së Komunikimit të Informacionit (AITA), Themelues i HRHub Albania, Bashkëthemelues i iniciativës Digi Diaspora, anëtar i Komitetit të Burimeve Njerëzore në AmCham Albania, Anëtar i Bordit të Protik dhe një anëtar i Bordit të Rrjetit të Konsulencës Shqiptare.
Lidhur me angazhimin e Tregut të Punës, Z. Mezini është anëtar i Këshillit Kombëtar të Punës, Kryetar i Bordit të Shkollës VET “Gjergji Canco”.