Loading...

Arlinda Çausholli është gazetare, publiciste dhe eksperte komunikimi me më shumë se 20 vite përvojë profesionale.

Ajo është themeluese e “Fit For Future”, një program komunikimi dhe zhvillimi personal i krijuar në vitin 2013, i cili përqendrohet në  përmirësimin e aftësive të komunikimit të qytetarëve dhe qasjen pozitive ndaj vetes dhe shoqërisë. Nëpërmjet “Fit For Future”, pjesëmarrësit janë ndikuar dukshëm për një zhvillim profesional ,personal, si dhe rritje e fuqizim në lidership.

Çausholli është një mentoruese e të rinjve dhe jo vetëm, dhe gjithashtu folëse në Tedx në Itali dhe Kosovë.

E filloi karrierën e saj në gazetari në vitin 1993, duke mbuluar zhvillime kyçe në periudhën e tranzicionit politik shqiptar. Punoi, me Gazetën Shqiptare, Associated Press, Corriere della Sera dhe aktualisht në Tirana International Airport.

Çausholli është këshilltare strategjike e komunikimit, dhe ka punuar me projekte të ndryshme të mbështetura nga Qeveria e Zvicrës,  Programet USAID dhe nga Delegacioni Evropian në Shqipëri.

Ajo është diplomuar në Gjuhë dhe Letërsi, si dhe ka një Diplomë Master në Shkenca Komunikimi si Studente e Ekselencës.

Ajo është nominuar si Ambasadore e World Vision Albania & Kosovo, duke ndihmuar e rritur ndërgjegjësimin për fëmijët me aftësi të kufizuara, sidomos në zonat rurale të vendit.

Arlinda Çausholli është autore e librit Çizmet e Verdha, e  publikuar nga Shtëpia Botuese Toena. Libri përmban histori të shkurtra me përmbajtje social-kulturore dhe problematika të ndryshme njerëzore.

Në 2019, ajo u nderua me çmimin “Gratë që ndryshojnë Shqipërinë”, për përkushtimin ndaj çështjeve të shumta shoqërore.