Prof. Dr. Kozeta Sevrani është pedagoge e informatikës në Universitetin e Tiranës që prej vitit 1984. Interesat e saj kërkimore përfshijnë: Sistemet e informacionit dhe Siguria e informacionit; e-qeverisje dhe e-shërbime; Integrimi i sistemeve të informacionit; Shkenca e të dhënave; Modelimi dhe Simulimi, etj.
Që nga viti 2010 është organizatore e konferencës ndërkombëtare vjetore “Information Systems and Technology Innovation – ISTI”, bashkë-organizatore e konferencave dhe workshop-eve të ndryshme.
Prof. Sevrani është përfshirë në projekte të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajo është në bordin editorial të disa revistave ndërkombëtare dhe puna e saj është botuar në disa revista të njohura. Është bashkëautore e një monografie jashtë vendit si edhe e katër librave universitare. Ka disa eksperienca në mësimdhënie në universitete të huaja si në Suedi, Austri, Norvegji, Kosovë, etj.
Prof. Dr. Kozeta Sevrani është aktualisht Kryetare e Këshillit të Statistikave të Shqipërisë si dhe Kryetare e Komisioni të titujve akademikë të Universitit të Tiranës. Gjithashtu, ajo është anëtare e bordit dhe e komisioneve në disa agjensi apo institucione qeveritare.