I lindur më 11.01.1973 në Dobrosh, Gjakovë, Republika e Kosovës.
Profesioni Jurist i diplomuar, aktualisht Drejtor dhe pronar i kompanisë “4A shpk”.
Biznesin e nisa që në vitin 1994 ku e themelova kompaninë e hidroizolimit me emër “4A shpk”, me seli ne Gjakovë. Pas luftës kemi filluar edhe me ndertime të ulta dhe të larta dhe jam distibutor gjeneral për Kosovë i disa kompanive Italiane.
Nga viti 2017 si kompani kemi filluar me ndërtimin e objektit të parë me sipërfaqe rreth 8000m² të cilin e kemi finalizu për një vit. Brenda 4 muajve jemi paisur me “Pranim Teknik” apo “Leje perdorimi” i cili iu mundëson blerësve ti kenë fletat poseduese të njësive banesore që i disponojnë, e i cili është problem bazik ndoshta në këtë lëmi.
Projekti i dytë me sipërfaqe gati 15,000m² është kompletuar për 14 muaj nga dita e pare e punës e deri në dorzim të çelsave te banori i fundit dhe brenda 2 muaje është pajis me “Pranim Teknik”.
Projekti i tretë me sipërfaqe gati 20,000m² i cili ka filluar në Nëntor të vitit kaluar me pengesat e pandemisë gjendje e cila është aktuale dhe këto ditë, pritet të përfundoj në afat 15mujor. Projekti i radhës është në rrugen A i cili do të filloj në vitin 2021 me siperfaqe afërsisht 30,000m², për të cilin risitë nuk mund ti shpalos tash.