Lulzim Baumann ka kryer studimet bachelor në Agro-Mjedis edhe Ekologji në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Më tej, ai ka kryer studimet master shkencor në Planifikim Mjedisor në Universitetin Teknik të Berlinit ku është specializuar edhe në fushen e Menaxhimit te Mbetjeve. Fushat e tij të ekspertizës janë: menaxhimi i mbetjeve në vendet në zhvillim e sipër, pastrimi i lumenjve, ndërgjegjësimi për mbrojtjen e mjedisit, etj. Ai ka jetuar 4 vite në Diasporë (Gjermani) ku është formuar nga ana akademike dhe profesionale duke bashkëpunuar me organizata mjedisore ndërkombëtare, kompani private dhe agjenci shtetërore. Pas kthimit në Shqipëri, ka punuar me organizata mjedisore dhe së fundmi si pedagog pranë Universitetit Bujqesor te Tiranes si Ekspert i Diaspores me Programin e GIZ „Migracioni dhe Diaspora“ ku është angazhuar në mësimdhënie dhe përfshirjen e studentëve në një studim praktik “Pastrimi i Lumit të Ishmit nga Mbejtet”. Ai është themelues i organizatës “ENFORCE: Engineers for Cooperation and Environment” ku së bashku me 33 ekspertë të tjerë është duke u angazhuar në mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit në Shqipëri.
