Loading...

Daniela është një bashkëpunëtore kërkimore në International Development’s Growth Lab në Universitetin e Harvardit dhe një G20 Young Global Changer 2019.

Më parë, ajo ishte një analiste në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Washington D.C. ku zhvilloi kërkime mbi politikat makroekonomike, pabarazinë ekonomike dhe polarizimin, papunësinë e të rinjve dhe reformat strukturore. Daniela ishte fituese e një programi të Fondacionit ASIANetwork Freeman për të kryer kërkime në terren mbi efektet socio-ekonomike të zhvendosjes dhe shkatërrimit urban në Kinë.

Aktualisht ajo po punon për projekte të rritjes ekonomike dhe diversifikimit në Shqipëri, Arabinë Saudite dhe Kolumbi. Fushat e saj të interesit përfshijnë ekonominë makro dhe të punës, migracionin, diversifikimin ekonomik, shkencën e rrjetit dhe kompleksitetin.

Daniela mban diplomë të dyfishtë në Ekonomi Matematikore dhe Studime Ndërkombëtare në Baldwin Wallace University, dhe Master në Ekonomi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti Johns Hopkins.