Loading...

Dr. Marsela Ceno e Lindur në Korçë në 1985. E diplomuar në Gjimnazin e Përgjithshëm “Petro Nini Luarasi” në 2004 me rezultate të shkëlqyera. Gjatë viteve 2004-2010 ka kryer studime të larta për Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Kurse në nga Maj 2011-Dhjetor 2011 ka qenë në praktikë për llogaritjen e diplomës mjekësore në Klinikën Mittelbaden Rastatt, Gjermani. 27 nëntor 2011 ka kryer provimin e njohjes së diplomës në Universitetin e Mannheim në Gjermani. Gjatë janar 2013-gusht 2015 ka punuar si specialiste në Kirurgjinë e Përgjithshme në Klinikën Mittelbaden Rastatt.

Nga shtatori 2015 deri në maj të vitit 2020 Dr. Ceno punoi si specialiste në kirurgjinë e përgjithshme dhe të organeve të brendshme në Klinikën Mittelbaden Baden-Baden.

Ajo më pas përfundoi specializimin e saj në Kirurgjinë e Përgjithshme dhe Viscerale në 27 Nëntor 2019.

Qershori 2018 përfundoi doktoraturën e saj në Universitetin e Ulm duke marrë titullin Doktor i Shkencave.

Më 16 shkurt 2019, zyrtarizohet themelimi i Shoqatës Mjekësore Shqiptare në Gjermani në Berlin. Ajo aktualisht është themeluese dhe udhëheqëse e shoqatës.
Aktualisht punon në kliniken Universitare te Düsseldorf ne kliniken e kirurgjisë së pergjithshme, viscerale, thorakale dhe infantile. Po ashtu ka marrë pjesë në disa kongrese shumë të rëndësishme në Spanjë, Kili, USA dhe shumë vende tjera në botë. Si dhe fituese e cmimeve si BEST POSTER PRESENTATION and BEST ORAL PRESENTATION në Taivan dhe Esslingen.