Z. Kamberi është me origjinë nga Radusha e Shkupit, Maqedonia e Veriut dhe jeton prej 18 vitesh në Berlin. Ai ka mbaruar studimet në Univesitetin Teknik të Berlinit në nivelin Master (Master of Science) si Inxhinier i Industrisë dhe Menaxhment në fushat Energji dhe Resurse.
Z. Kamberi është iniciator dhe bashkthemelues i Organizatës të Studentëve dhe Alumni Shqiptarë në Berlin (OASA e.V.), ku mban aktualisht pozitën e nënkryetarit. OASA nga viti 2014 vazhdimisht organizon aktivitete për të promovuar shkëmbimin ndërkulturor gjermano-shqiptarë, arsimin e lartë dhe rrjetëzimin e studentëve dhe alumni shqiptarë nga sfera shqiptare (nga AL, MV dhe KS), kryesisht në Berlin të Gjermanisë. Kërkesa kryesore nga OASA ndajë politikës dhe misioneve diplomatike nga Kosova dhe Shqipëria në Gjermani ishin ngritja e “Qendrave të Kulturës dhe të Inovacionit” në metropolet evropiane.
Ndër të tjera z. Kamberi është antarë i Shoqërisë Ekonomike Gjermano-Shqiptare (DAW), Shoqërisë Gjermane për Evropën Juglindore (Südosteuropa-Gesellschaft), i Shoqërisë Gjermano-Shqiptare (DAFG) dhe organizata të tjera specifike në profesionin e tijë.